“Nuk kisha asnjë simptomë”/ Nuk e dinte se kishte koronavirus, nëna infekton 18 fëmijët e saj

18/04/2020 10:53

Brittany Jencik nga Nju Jorku raportohet se ka infektuar shumicën e 18 fëmijëve të saj me Covid-19, rreth pesë javë më parë.

Kur Jencik u sëmur rëndë, fëmijët e saj – disa prej të cilëve janë birësuar – filluan të shfaqin simptoma.

Ajo tha se virusi vdekjeprurës ishte “si një tren mallrash” që po godiste familjen e saj.

“Ishte e tmerrshme,” i tha Jencik WHAM. “Nuk kam pasur ndonjëherë kaq shumë frikë për jetën time”

Nëna e tetëmbëdhjetë fëmijëve nuk e di se si ajo kontraktoi koronavirusin.

“Unë isha jashtëzakonisht e shqetësuar dhe mendoja se nuk do të isha kurrë sërish e njëjta”, tha Jencik për betejën e saj me sëmundjen që ka infektuar miliona persona në të gjithë botën.

Lajm i mirë është se familja Jenciks më në fund janë në rrugën e shërimit pas disa javësh izolimi.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA