Moska: Testimi i raketës ruse anti-satelit ka shtangur Pentagonin

18/04/2020 17:42

Testimi nga Rusia i raketës direkte anti-satelite (DA-ASAT) e ka bërë nervoz Pentagonin dhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, shkruante dje opinionisti ushtarak rus Viktor Baranets në agjencinë GosNovosti.

Eksperti shtonte se Komanda Hapësinore e SHBA u shtang nga testimi i raketës anti-satelit me ngritje direkte, që u krye më 15 prill.

Opinionisti rus shtonte: “Tani që është bërë e qartë se Rusia ka një armë efektive hapësinore, komanda amerikane po ulëret përsëri për kërcënimin rus. Qëllimi i tyre është i qartë, të tërheqin sa më shumë fonde për programe ushtarake hapësinore”. Por megjithë kundërshtimet e Moskës ai shtoi se SHBA nuk heq dorë nga militarizimi i hapësirës.

Kreu i forcës hapësinore amerikane John Raymond tha se SHBA ka qenë në dijeni prej vitit 2010 se Rusia po punonte në krijimin e raketave komplekse Nudol 14A042. “Testi tregon edhe një herë se kërcënimet ndaj sistemeve hapësinore të SHBA dhe aleatëve të tyre, janë diçka serioze dhe në rritje,” tha ai.

 

Top Channel