Mesha pa besimtarë/ Lutjet dhe qirinjtë u ndezën gjatë ditës në kishë, pasi në mesnatë nuk lejohet

18/04/2020 20:26

Në prag të natës së shenjtë të Pashkëve, të shumtë kanë qenë besimtarët e moshuar të cilët kanë përfituar nga liridalja e tyre për t’ju drejtuar kishës për një lutje të fundit, në pamundësi që këtë lutje ta bëjnë në mesnatë apo në ditën e Pashkës. Është hera e parë që Pashkët festohen larg kishës, madje disa prej tyre tregojnë se edhe në diktaturë kanë pasur mundësi që fshehurazi t’i festonin Pashkët.

Ndërsa urimet e tyre i drejtojnë ndaj atyre që sot kanë nevojë dhe lutjet kundër përhapjes dhe mbarimit sa më parë të kësaj sëmundje.

Atë Stavri Çipi në Kishën e Shën Kollit në Elbasan shprehet se kanë qenë të shumtë besimtarët që janë interesuar për meshën e shenjtë, por për herë të parë kjo meshë do të mbahet pa besimtarë.

Me urimet për pashkë të begata vitin e ardhshëm, besimtarët do të festojnë në familjet e tyre ku padyshim nuk do të mungojnë as trokitjet e vezëve.

Top Channel