Kriza e emigracionit! 49 fëmijë-refugjatë nisen nga Greqia drejt Gjermanisë

18/04/2020 14:50

Zakonisht Aeroporti i Athinës është plot me turistë apo njerëz të biznesit. Vetëm në vitin 2019 aty kanë kaluar 29 milionë pasagjerë. Këtë vit pritej që rekordi të thyhej.

Por në krizën e Coronës, sallat janë bosh, me gjithë festën ortodokse greke të pashkëve. Një nga avionët që u nis të shtunën e pashkëve ortodokse mori rrugën drejt Hanoverit në Gjermani. Në bord 49 refugjatë minorenë të pashoqëruar. 58 minorenë duhej të vinin, por një pjesë është e sëmurë, dhe të udhëtojë më vonë.

“Përballja me krizën e emigracionit duhet të jetë një përgjegjësi evropiane. Barrën duhet ta ndajmë bashkë dhe të mundemi si Evropë të fillojmë me problemin më emergjent, që është ai i fëmijëve të pashoqëruar”.

Një pjesë të minorenëve i priti Luksemburgu javën që shkoi. Por situata në kampet greke të refugjatëve nuk do të përmirësohet me largimin e tyre. Europa kishte premtuar në mars pranimin e 1600 minorenëve të pashoqëruar. Por erdhi kriza e koronavirusit, dhe qeveria gjermane fillimisht vendosi të ndërpresë pranimin e refugjatëve. Ministria e Punëve të Brendshme e pyetur nga Deutsche Welle, bëri të ditur, se ky vendim nuk prek fëmijët minorenë, që do të evakuohen si është premtuar, por për një kohë të gjatë nuk u bë asgjë. Për shkak të situatës katastrofike në kampet greke, shpresat ishin në fillim shumë më të mëdha. Zhgënjimin nuk e zbut as deklarata e dhënë të shtunën nga ambasadori gjerman në Athinë, Ernst Reichel. Ai tha se në Gjermani do mund të vijnë 350-500 minorenë të pashoqëruar. Se kur do të ndodhë kjo nuk është e qartë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA