Koronavirusi në Japoni, mjekët paralajmërojnë kolaps

18/04/2020 15:43

Mjekët në Japoni kanë paralajmëruar se sistemi mjekësor i vendit mund të pësojë kolaps në mesin e një vale rastesh të reja koronavirusi.

Repartet e urgjencave nuk kanë qenë në gjendje të trajtojnë shumë pacientë me gjendje serioze shëndetësore për shkak të ngarkesës së madhe.

Një ambulancë me një pacient me simptoma koronavirusi, ishte kthyer pas nga 80 spitale, para se ai të mund të shikohej nga një mjek.  Japonia, që fillimisht u duk se e kishte virusin nën kontroll, i kapërceu 10 mijë rastet e konfirmuara të shtunën. Më shumë se 200 persona kanë humbur jetën nga covid 19 dhe kryeqyteti  Tokio mbetet më i prekuri.

Qeveria po punon edhe të shtojë numrin e testimeve ndërkohë që javët e shkuara, Japonia ka kryer më pak teste se çdo vend tjetër dhe ekspertët thonë se kjo e ka bërë të vështirë gjurmimin e përhapjes së sëmundjes.

Por tani politika po ndryshon ndërkohë që  kryeministri Shinzoabe ka shpallur gjendjen e emergjencës në shkallë kombëtare për shkak të shifrave në përkeqësim. Lëvizja i ka mundësuar qeverive rajonale ti kërkojnë njerëzve të qëndrojnë në shtëpi, por pa masa ndëshkuese apo pa detyrim ligjor. Gjendja e emergjencës do të qëndrojë në fuqi deri më 6 maj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA