Ikona e Liverpool-it Kenny Dalglish fiton betejën me COVID-19, del nga spitali

18/04/2020 21:40

Aktori Bruno Shllaku është shtruar këtë pasdite në QSUT, pasi ka pësuar hemoragji cerebrale.

Ikona e Liverpool-it Sir Kenny Dalglish, i është bashkuar dhjetëra mijëra britanikëve të cilët kanë dalë në rrugë e kanë duartrokitur për punonjësit e shërbimit shëndetësor britanik, për punën e pazëvendësueshme që po bëjnë për të ndihmuar të infektuarit me COVID-19.

Dalglish, 69-vjeçari, u shtruar të mërkurën në spital teksa kishte rezultuar pozitiv me koronavirus por qëndrimi i tij nuk ka zgjatur shumë teksa ish tekniku i kuq është larguar drejtë shtëpisë së tij.

Ai la ambientet e spitalit duke fituar ndeshjen më të rëndësishme të jetës, atë kundër Covid-19. Pas një kontroll rutinë për koronavirus dhe pas testimit, doli që ai është prekur nga Covid-19 edhe pse nuk kishte shfaqur asnjë simptomë.

Ish-sulmuesi i Celtic dhe Skocisë tani po e merr veten në vetizolim në shtëpi.

“Shumë njerëz mendojnë se për mua u kujdesen më së miri për shkak të emrit, por çdo pacient në NHS trajtohet më së miri”, tha Dalglish për Sunday Post./Shqip/

Top Channel