Qyteti i Elbasanit kishte një tjetër pamje sot, një pamje të këndshme. Nuk e kishim ditur që kishim kaq shumë gjyshe e gjyshër që sot kanë përfituar të dalin dhe të bëjnë një shëtitje pas vendimit të qeverisë. Shumica e tyre e përkrah vendimin për t’i mbrojtur dhe për ti mbajtur të izoluar.

Ndërsa në rrugë sotsheh vetëm koka të thinjura, një bastun apo një kapele. Dikush ka përfituar të nxjerrë shëtitje kafshën shtëpiake apo dikush tjetër ka marrë nipin dhe mbesën në një shëtitje tek lodrat.

Top Channel