Djegia e tyrbes në Tepelenë/ Dervishi: Është dhunuar nga persona të pa fe, administratori: Me shumë gjasa qirinjtë…

18/04/2020 18:51

Në Krahës të Tepelenës është djegur gjatë natës pjesërisht tyrbja dhe varrin  Baba Jonuz Gjiritit në këtë fshat.

Dervish Mikel Onjea ka denoncuar aktin duke e cilësuar atë të rëndë dhe të kryer nga persona të pafe. Ai ka kërkuar gjetjen e autorëve që kanë prekur ndjenjat e besimtarëve dhe qytetarëve në të gjithë zonën.

Por, sipas administratorit të njësisë Krahës, Leho Halili, objekti fetar nuk ka dëmtime të tjera.

“Nuk duken as shenja dhunimi të portës hyrëse dhe në pamje të parë nuk duket një gjest i qëllimshëm. Megjithatë policia është në vendngjarje dhe po grumbullon prova.

Me shumë gjasa qirinjtë që ndizen brenda objektit nga besimtarët kanë përfshirë gjatë natës disa peshqirë dhe mbulesat prej rrobe të varrit duke shkaktuar djegie të pjesshme”.

Këto dëmtime u konstatuan në mëngjes nga kujdestari.

Mësohet se kallëzimi në polici për këtë ngjarje është kryer vetëm pasdite ndërsa ngjarja ishte bërë publike.

  Tepelenë/ Digjet tyrbja dhe varri i Baba Jonuz Gjiritit

FOTO GALERI
1/6

Top Channel