Deklarata e hidhur e Emergjencave Civile në Itali: Në Lombardi 5 herë më shumë viktima, se sa gjatë Luftës së Dytë Botërore

18/04/2020 14:22

ITALI- “Në Lombardi ka pesë herë më shumë vdekje civile nga koronavirusi sesa ka pasur gjatë Luftës së Dytë Botërore” kjo ka qenë deklarata e hidhure , Domenico Arcurit, komisarit të Emergjencave Civile në Itali.

“Midis 11 qershorit të vitit 1940 dhe 1 majit 1945 pra në 5 vjet në Milano kanë humbur jetën 2 000 civilë gjatë bombardimeve gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa në Lombardi për 2 muaj kanë vdekur 11. 851 civilë pra 5 herë më shumë. Prandaj ne duhet të veprojmë me kujdese gjatë fazës së rihapjes dhe rifillimit” – ka vijuar më tej Arcuri

Deri më tani në Lombardi kanë humbur jetën 11,851 persona të prekur nga Covid-19, ndërkohë 64,135 kanë testuar pozitiv.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel