Adoleshenti dhuron maska/ Lezhë, 17 vjeçari i kishte blerë me kursimet e tij

18/04/2020 20:51

Gjatë këtyre ditëve ato që kërkohen më së shumti nga të gjithë janë maskat dhe dorezat për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Në të shumtën e rasteve shumë njerëz kanë hasur vështirësi për t’i gjetur kjo për shkak se kërkesat për t’i blerë ato kanë qenë shumë të larta.

Aldi Gjoka është 17 vjeç, këto ditë ai ka ndërmarrë një nismë mjaft të veçantë ka shpërndarë falas për qytetaret në Lezhë rreth 500 maska të cilat ai i ka blerë me kursimet e tij.

Të dhurosh maska në këto ditë sidomos për ata që nuk kanë është shumë e rëndësishme.

Nisma e ndërmarrë nga Aldi për të ndihmuar është  shumë e veçantë që jep një kontribut domethënës në ndërgjegjësimin e njerëzve për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Shembulli që Aldi dha duhet të merret parasysh nga të gjithë moshataret e tij por jo vetëm që të ndihmojmë me aq sa mundemi njeri-tjetrin.

Top Channel