Vendi në karantinë për Covid-19, por gjatë muajit të fundit vaksinohen 9 mijë fëmijë

17/04/2020 18:05

TIRANË- Edhe pse Shqipëria është e mbyllur për shkak të koronavirusit programi i vaksinimit për fëmijët po vijon.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila ka njoftuar se gjatë muajit të fundit janë vaksinuar 9 mijë fëmijë.

“Edhe pse në situatë të pazakontë, #vijon pa u ndalur programi i vaksinimit të fëmijëve në qendrat shëndetësore me kujdes të veçantë në konsultoret e fëmijëve. Vetëm në #Tiranë janë kryer më shumë se 9 mijë vaksinime në muajin e fundit #FëmijëtTëParët
#ShëndetësiaNëGatishmëri” shkruan Manastirliu.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel