Spanjë, numri i vdekjeve nga COVID-19 afro 20.000

17/04/2020 12:59

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Spanjë ka shkuar në rreth 20.000, me 585 raste të reja vdekjesh, shtuar orët e fundit.

Aktualisht numri total i rasteve ka shkuar në 184,948, ndërsa i të shëruarve në 74,797.

Ju kujtojmë se tre ditë më parë, autoritetet spanjolle kanë lejuar që disa punëtorë, të fillojnë të kthehen në punët e tyre, por ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa, tha se qeveria do të ketë kujdes me lehtësimin e masave tjera. Illa tha se zyrtarët do të vazhdojnë me kujdesin dhe maturinë maksimale, në lehtësimin e kufizimeve dhe gjithmonë të bazuar në prova shkencore. “Ne nuk jemi në gjendje të përcaktojmë datat kur izolimi mund të përfundojë”, tha ai një konference për media në Madrid.

Qeveria spanjolle, në përpjekje për të rihapur ekonominë, ka lejuar punëtorët të kthehen në vendet e punës në fabrika dhe sektorin e ndërtimit. Por, dyqanet dhe shërbimet me pakicë duhet të qëndrojnë të mbyllura dhe ata që punojnë në zyre, duhet të vazhdojnë të punojnë nga shtëpitë.

  Frika nga infektimi/ Mjeku spanjoll, i padëshiruar në lagjen e tij në mes të COVID-19

Top Channel