Rama zbulon çfarë i thanë kancelari i Austrisë dhe kryeministri i Suedisë në telefon për masat e COVID-19

17/04/2020 16:42

Kryeministri Edi Rama me anë të një komunikimi live në Facebook me qytetarët ka thënë se ka pasur një bisedë telefonike me kancelarin e Austrisë dhe me kryeministrin e Suedisë për sa u përket masave të ndërmarra për karantinën.

Rama ka bërë me dije se dy politikanët Europianë i kanë  bërë komplimente për vendimet, pasi vendi ynë ka bilancin më të mirë të mundshëm.

“Sot kam pasur dy biseda shumë të dobishme me dy miq shumë të mirë, më të zotët dhe më të ditur se unë. Kancelarin e Austrisë dhe Kryeministrin e Suedisë.

Të dy më kanë komplimentuar për bilancin e Shqipërisë në këtë situatë sepse është fakt se të dhënat e kombit tonë qoftë për jetet e humbura për 1 milion banor qoftë për nivelin e ngarkesës së sistemit tonë shëndetësor, e rëndësi Shqipërinë në radhën e vendeve me bilancin më të mirë të mundshëm në këtë luftë botërore, por nuk është kjo arsyeja pse po ju informoj për këto biseda.

Ju e dini e kam thënë Austria është një vend që ka një strategji thuajse të njëjtë me ne Suedia është një vend që ka një strategji krejt të ndryshme, por edhe unikale botërisht të njohur si e ndryshme nga të gjithë vendet e botës në përballimin e kësaj situate.

Dëgjova dhe shënova me vëmendje të dy opioninet e të dy miqëve për të verifikuar planin tonë të hapjes të marrë drejtë për drejtë nga udhëheqës që janë në vijën e parë të kësaj përpjekje.

Dy gjëra me shumë rëndësi dua ti ndaj me ju.

E para:

Hapja graduale duhet të jemi të gjithë të vetëdijshëm që ka të panjohurën e saj domethënë ka riskun e saj që do të thotë ta dimë të gjithë që ekziston mundësia e rikthimit këtu ku jemi, nëse do mësojmë rrugës që numri i infektimeve do të rritet jashtë një parashikueshmërie të paarsyëshme që natyrisht të gjithë do ta marrim parasysh.

Asnjë vend asnjë ekspertizë nuk thotë se për sa kohë ka jetë infeksioni do të zhduket pa dalë vaksina.” tha Rama.

Top Channel