Rama: Teksa po fillojmë të hapemi duhet të kemi kujdes, armiku i padukshëm është gati

17/04/2020 16:30

Me anë të një komunikimi live për qytetarët Kryeministrit Edi Rama ka bërë me dije se në këtë periudhë, Shqipëria ka ngritur operacionin më të madh humanitar në 30 vite.

Rama tha po ashtu se  qytetarëve do t’u kthehen pas patentat e bllokuara, ndërkohë që nga java tjetër – theksoi ai – do të nisim të gjithë si të barabartë.

“Po mos kishim bërë gjithçka çfarë kemi bërë deri këtu dua ta them se teksa po fillojmë të hapemi nëse nuk do kemi kujdes gjithçka do përmbyset.

Armiku i padukshëm është i gatshëm që të përfitojnë edhe nga gabimi më i vogël i dikujt.

Ka disa tipa që nuk ndryshojnë asnjëherë sepse nuk i lë mllefi apo vetë dija e gabuar. Këta tipa qofshin ngelsa me profil fals në facebook apo qofshin analistë me profil të lartë në skype, u hodhën përpjetë për të mbrojtur demokracinë.

Deri më dje ishte i vetmi kod penal pa asnjë rresht për një situatë epidemie.” tha kryeministri Rama.

Top Channel