Rama: Nuk kam plan për t’u bërë si Enveri, kodi penal ishte i vetmi në Europë që…

17/04/2020 16:36

Me anë të një komunikimi në Facebook me qytetarët kryeministri Edi Rama ka folur rreth hapjes nga karantina për javët e ardhshme. Kryeministri ka thënë se gjatë ditëve në vijim do të bëhen hapje graduale por të gjitha rregullat duhet të zbatohen për ndryshe do të përballen me ligjin të gjithë shkelësit.

“Deri më dje ishte i vetmi kod penal në Europë pa asnjë rresht për një situatë epidemie. Nuk kam asnjë problem me ta, problemin ata e kanë me veten dhe jo unë po as zoti nuk jua zgjidh dot deri sa të kenë frymë.

Arsyeja pse po flas për ta lidhet me nevojën që t’ju siguroj dhe të më besoni se kodi penal për situatën e epidemisë ka vetëm ka vetëm një qëllim, mbrojtjen e jetës dhe të shëndetit tuaj së familjes tuaj dhe popullit tonë nga abuzimet që mund të kërcënojnë drejtpërdrejt secilin prej jush. Sot duhet tu jap një provë të thjeshtë për faktin se ndëshkimet nuk janë dëshirë apo plan i vetes time për tu bërë si Enveri siç më akuzojnë ata tipat e lartpërmendur.

Një pakicë e vogël nuk mund të lejohet të gërryej forcën e madhe të rezistencës popullore ndaj këtij armiku të padukshme dhe hedh në lum gjithë këtë përpjekje të përbashkët duke mbjellë vdekje në trupin e njerëzve të pafajshëm.” tha Rama.

Top Channel