Një prej sportistëve më të dashur në SHBA dhe një ikonë e bejzbollit, Roi Halladay u shua në Nëntor të 2017 në një aksident tragjik me avion, por thuajse 3 vjet më vonë, bordi amerikan i Sigurisë dhe Transportit ka nxjerrë dhe raportin zyrtar.

Sportisti i njohur ishte nën efektin e drogës dhe kryente manovra të rrezikshme në ajër, e këto shkaqe i sollën edhe vdekjen në ngjarjen në Gjirin e Meksikës.

Roy Halladay kishte nivelin e amfetaminës në gjak, të paktën 10 herë mbi nivelin që lejohet për shërbimet terapeutike. por jo vetëm kaq. Atij iu gjetën edhe gjurmë të morfinës dhe ilaçeve të tjera antidepresive të forta, që shkaktojnë mjegullim të gjykimit.

në raportin zyrtar amerikan, nënvizohet gjithashtu se sportisti i njohur kryente manovra shumë të rrezikshme me avionin e vogël Icon 5, ndonjëherë duke iu afruar ujit në vetëm 1.5 metra dhe me shpejtësi të çmendur. Një nga këto manovra i mori dhe jetën vetëm cerek ore pasi ishte ngritur në fluturim

Top Channel