Përdori makinën e gabuar për të shkuar në stërvitje, Comanin e pret gjoba

17/04/2020 16:38

Në fillim blerja e një makine Ferrari nga Niklas Süle, tani mbërritja e Kingsley Coman në stërvitje me McLaren.

Te Bayerni i Mynihut lojtarët duket se vazhdimisht i harrojnë marrëveshjet e bëra nga klubi me sponsorin kryesor Audi. Kush gabon, duhet të përballet me pasojat.

Episodi i fundit i përket sulmuesit që mbërriti te kampionët e Gjermanisë nga Juventusi. Coman u shfaq në seancën stërvitore me McLaren e tij në vend të Audit. Një gabim që me siguri me siguri do t’i kushtojë një gjobë nga klubi për injorimin e direktivave për përdorimin e makinës së sponsorit kryesor. Lojtari, megjithatë, kërkoi të shfajësohej nëpëermjet një reagimi në “Bild”, duke shpjeguar arsyen për të cilën ai nuk ishte në gjendje të përdorë makinën e lejuar:

“Unë kërkoj falje, e di që kam gabuar. Por Audi im kishte një pasqyrë të dëmtuar (atë për pamjen e pasme) dhe unë nuk mund ta përdorja. Në çdo rast, jam gati të paguaj pasojat e këtij veprimi, sepse është gabimi im ”.

Top Channel