Nis hapja pas karantinës, nesër publikohen listat e bizneseve që fillojnë punën në 20-27 prill

17/04/2020 17:10

“Të ardhurat janë goditur rëndë” kështu është shprehur kryeministri Edi Rama për sa i përket situatës së krijuar nga Covid-19 në Shqipëri.

Rama ka shpjeguar se nga Covid-19 është përllogaritur një humbje prej 540 milion eurove.

Më tej Rama deklaroi se nga beteja përballë COVID-19 shteti ka humbur shumë.

“Javëen e ardhshme, do mund të punojnë lirisht, brenda fashës së përcaktuar 5 e mëngjesit – 5.30 pasdite apo me turne, të gjithë ata që nga nesër paradite, do të lexojnë kategorite e lejuara në faqen e e/albania.

Te gjithë administratoret, për të gjitha bizneset në të gjitha këto kategori, duhet te sigurohen qe ne bizneset përkatëse do të respektohet protokolI i sigurise dhe duhet t’u lexojnë pronareve apo punonjësve te tyre, rregullat e përcaktuara nga protokolli, si edhe pasojat penale per shkelësit e tyre. Se katerti, javën ardhshme, duhet të përgatiten për t’u hapur ne javën ne vazhdim, pra duke filluar nga e hëna, 27 prill, të gjitha ato kategori te tjera qe do te publikohen si blloku i dyte i hapjes, në faqen e e/albanias. Javën e ardhshme duhet të fillojnë për tu hapur në vazhdim, duke filluar nga e hëna më 27 prill të gjitha ato kategori që do të publikohen në faqen e E albanias, po nesër.

Dua të jem shumë i qartë që nga java e ardhshme në bazë të kodit të ri penal, pasojat për shkelësit pa përjashtim ama në radhën më të parë për lokalet e trimave të lagjeve që hapen fshehurazi do të jenë të rënda dhe të pa negociueshme.

Ky shtet kjo qeveri ka humbur si rezultat i kësaj lufte ka humbur 100 milion euro në muajin mars, 170 milion pak a shumë në muajn prill dhe me gjasë do të humbas 170 milion në muajn maj dhe pak a shumë 100 milion në muajin qershor.” tha Rama.

Top Channel