Nesër “dita e pensionistëve”, Rama rithekson rregullat e reja për izolimin e fundjavës: Me makinë asnjë ndalesë rrugës…

17/04/2020 18:13

Nga ora 17:30 e ditës së sotme deri të hënën në orën 05:00 e gjithë Shqipëria do të jetë në izolim si një masë kundër përhapjes së Covid-19.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka shpjeguar se dita e shtunë do të jetë e pensionistëve pasi ata do të jenë të vetmit që do të lejohen të dalin për ajrosje deri në orën 11:00.

Ndërkohë Rama ka shpjeguar se me automjet do të lëvizin të gjithë ata që janë në punë por pa bërë asnjë ndalesë rrugës.

“NESËR NË QENDRAT URBANE DO TË DALIN NË KËMBË VETËM PENSIONISTËT DERI NË ORËN 11.00

ME AUTOMJET DO TË LËVIZIN SHTËPI-PUNË-SHTËPI ME ASNJË NDALESË RRUGËS, TË GJITHË ATA QË KANË AUTORIZIM PËR TË PUNUAR GJATË FUNDJAVËS

TË GJITHË TË TJERËT NË SHTËPI DHE TË GJITHA DYQANET MBYLLUR DERI TË HËNËN NË ORËN 05.00, SIÇ ËSHTË NJOFTUAR MË PARË NGA MINISTRJA E SHËNDETËSISË” shkruan Rama.

Top Channel