Një nënë nga Zimbabve arriti të shpëtojë djalin e saj 3-vjeçar nga nofulla e një krokodili duke e sulmuar në hundë zvarranikun gjigand.

Dy djemtë e Maurina Musisinyana po luanin në bregun e lumit Runde në parkun kombëtar të Gonarezhou National, teksa ajo ishte duke peshkuar dhe dëgjoi një ulërimë.

30-vjeçarja pa e tmerruar sesi i vogli i saj Gideon ishte kapur nga krokodili që po e tërhiqte drejt ujit.

Musisinyana tha se kishte dëgjuar nga të vjetrit të mbyllte hundën e krokodilit pasi kjo e bënte të humbte fuqinë. Ajo bëri pikërisht këtë dhe me krahun tjetër arriti të çlirojë të birin nga goja e tij.

Krokodili kafshoi në dorë zonjën Musisinyana, pasi kishte çliruar djalin e saj dhe më pas u rikthye në uje.

Gideon pësoi dëmtime në fytyrë që i bëjnë të vështirë frymëmarrjen. Musisinyana tha për mediat vendase: Edhe sot nuk arrij ta besoj sesi e shpëtova tim bir nga ajo kafshë. Doktorët thonë se 3-vjeçari po reagon mirë ndaj mjekimeve.

Incidenti ishte një nga disa të tillë në Chiredzi ku shumë njerëz janë vrarë teksa peshkonin nga krokodilët e shumtë të lumit Runde. Aty jetojnë të njohurit si krokodilë të Nilit, sipas National Geographic.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel