Zhduken tre gazetarët në Kinë/ Njëri prej tyre bëri vizitë në laboratorin famëkeq të virologjisë në Wuhan

17/04/2020 20:56

Tre gazetarë që kërkonin të tegonin të vërtetën mbi epideminë ne Wuhan nuk janë parë prej dy muajsh. Chen Qiushi, Fang Bin e Li Zehua kishin shpërndarë foto e video dramatike të gjendjes nga Wuhan nën karantinë, ish-epiqendër e koronavirusit të ri.

Por vendndodhja e tyre është tashmë mister prej dy muajsh, raportojnë mediat perëndimore. Llogaritë e tyre të ndjekura në YouTube – të cilat janë të ndaluara në Kinë por mund të kontrollohen me kodues VPN, janë tashmë të qeta.

Biznesmeni nga Wuhan, Fang u zhduk pas publikmit të videos ku shiheshej një pirg me trupa njerëzish në një furgon jashtë një spitali. Video e tij e shkurtër tregon mjekë në veshje të plota mbrojtëse që tentojnë të kujdesen për pacientët teksa të tjerë presin me psherëtima. Ai më pas pyet një nga mjekët: “Këta njerëz sapo kanë vdekur? Kur ndodhi kjo? Dje?”

Pamjet u bënë virale kur u publikuan nga gazetarja kineze Jennifer Zeng. Fang thotë se policia erdhi në shtëpinë e tij më 1 shkurt. Ai u arrestua dhe u lirua më datë 9 shkurt por llogaria e tij u bë e heshtur prej kësaj date, pas një publikimi  me fjalët ‘të gjithë të revoltohen – pushteti t’i kthehet popullit’.

Ndërsa aktivisti Chen, 34 vjeç, është aktivist të drejtash i kthyer në video-gaetar. Ai erdhi në Vuhan para nisjes së bllokadës së koronavirusit, por kishte qenë aktiv në protestat anti-qeveritare në Hong Kong prandaj njihej nga autoritetet. Në videon e tij të parë në YouTube nga Vuhan, thotë: “Me kameran time do të dokumentoj atë që po ndodh”. Më tej ai pretendon se një grua që duket në video po rri pranë të afërmit të saj të vdekur në një karrige me rrota, teksa ajo përpiqet të kontaktojë në telefon me familjarët. Në postimin e tij të fundit, për të cilin rrjeti BBC thotë se është bërë nga një miku i tij, bëhet thirrje për kthimin e tij: “Ku është Chen Qiushi tani? A do të flasë më një njeri me të? Chen Qiushi nuk kontakton prej 68 ditësh, pasi kishte raportuar për koroanvirusin në Vuhan. Ju lutem shpëtojeni!!!’

Ndërsa gazetari Li Zehua, 25 vjeç, ka punuar më parë për transmetuesin shtetëror kinez ÇTV. Li duket se u shënjestrua nga autoritetet pas një vizite që bëri në laboratorin famëkeq të virologjisë në Wuhan  dhe nuk është parë që prej 26 shkurtit.

Në fillim të muajit kongresmeni amerikane Jim Banks i bëri thirrje Kinës të hetojë zhdukjen e tre gazetarëve, duke sugjeruar se qeveria kineze i ka bnurgosur ose ndoshta diçka më e keqe u ka ndodhur.

FOTO GALERI
1/3
Fang u zhduk pas publikmit të videos ku shiheshej një pirg me trupa njerëzish në një furgon jashtë një spitali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA