Fiks Fare denoncoi veprimet e disa institucioneve shtetërore që kanë lënë pa paga rreth 70 punëtorë në të gjithë Shqipërinë. Në një kohë që qeveria ka miratuar paketa për të ndihmuar punëtorët në sektorin privat nga kjo pandemi, vetë shteti ka në bordero punonjës të cilët s’kanë marrë pagat normale.
Në redaksinë e emisionit investigativ u ankuan disa punëtorë të firmës Alb Miniera në Korçë, të cilët thane se kanë 7 muaj pa marrë pagat dhe 10 muaj pa derdhur sigurimet shoqërore. Maksimi thotë se është roje në kompaninë Alb Miniera.
“Varemi nga Ministria e Energjitikës, firma e ka emrin Alb Miniera. Aktualisht nuk punojmë që prej 12 marsit, s’kemi me çfarë të shkojmë. Kemi folur me administratorin, po asnjë gjë. Të gjithë punonjësit nuk kanë marrë kokërr leku. Na thonë do ti merrni, do ti merrni, kemi 7 muaj. Kam marrë edhe një kredi në bankë. Banka do lekët, kështu s’kemi nga tja mbajmë, na ka vajtur thika në zemër, s’kemi bukë të hamë” thotë ai.
Më tej shton se familja e tij nuk merr as ndihma. “Shkova të kryeplaku, ku e kam qendrën, më kanë thënë që nuk fiton se figuron se figuron në punë. Zonjën e kam pa punë, jemi 3 vetë në familje” vijon Maksimi, teksa shton se “nuk e kupton, ku nga njëra anë shteti thotë që do merrni paga shtesë, ne s’po marrim pagat që na takojnë. Lërë pastaj shtesat. Nuk e di si do bëhet, unë s’kam bukë të ha” thotë ai.
Për firmën pohon se Alb Miniera në Maliq ka shitur rreth 100 tonë hekur, me vlerë 200 milionë lekë. Sipas tij, edhe këto lekë nuk kanë shkuar te pagat, pasi as shefat e tij skanë marrë paga.
Gazetarët e Fiks Fare biseduan me pëegjegjësin e Alb Minierës në Korçë, i cili tha se të gjithë punonjësit e kësaj kompanie në filialet e Korçës, Pogradecit dhe të Memaliajt nuk kanë marrë pagat. “As unë, ad 17 punonjësit që janë në Korçë” thotë ai, ndërsa saktëson se puna e kësaj kompanie ishte bllokimi i hyrjeve të minierave të vjetra. Sipas tik, arsyeja e mos pagesave është mdërprërja e fondeve, pasi Alb Miniera është në likujdim e sipër.
Gazetarët biseduan edhe me përgjegjësen e fimancës së kompanisë shtetërore, 3 cila tha se Alb Miniera ka pasur dy varësi, nva ministria e Ekonomisë dhe nga Infrastruktura. Sipas saj, në të gjithë Shqipërinë janë rreth 70 punonjës shtetërorë, të cilët askush nuk ka marrë asnjë qindarkë. Pra, megjithë pandeminë që ka mbërthyer Shqipërinë, dhjetëra punonjës shtetërorë jo vetëm që s’kanë marrë pagën e luftës, por edhe pagat normale.
Top Channel