COVID-19/ Infermieri i QSUT-së: Situatë e menaxhueshme, jemi të përgatitur dhe për viruse të tjera

17/04/2020 16:00

Në emisionin “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishte i ftuar me anë të një lidhjeje në “Skype” infermieri Saimir Hita.

Hita, punon infermier në reaminacionin e QSUT-së (Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza) dhe gjatë fjalës së tij zbuloi se si është situata atje si pasojë e koronavirusit. Hita konfirmoi se ka rënë fluksi dhe tashmë situata është e menaxhueshme. Gjithashtu, ai shprehet se në fillim ka qenë shumë i vështirë komunikimi mes kolegëve. Por atë që ai e shikon si gjënë më pozitive, është se kanë krijuar një provojë në lidhje me situatën. Dhe siç e thotë vetë ai nëse pas 15 vitesh (gjë që nuk urojmë të ndodhë), do të përballen me ndonjë tjetër virus, do të jenë të përgatitur.

“Ka rënë fluksi, nuk jemi si në ditët e para, tashmë sikur ka rënë shprejsojmë që të ikë sa më shpejt. Për momentin është situatë e menaxhueshme. Jemi munduar të mos infektohemi, të bëjmë shumë, shumë kujdes. Në punë është shumë më ndryshe sepse jemi të veshur me armaturë të posaçme për këtë luftë. Me pacientin dukeshim tek fytyra, tashmë nuk dukemi fare, pjesa e menaxhimit është e vështirë, nuk shikon dot. Me kolegët, me pacientët komplet, me kolegët të paktën njihemi, pjesa jonë është tek menaxhimi, higjiena, terapia. Momenti i vështirë ka qenë më datën 11 mars kur ka ardhur dhe rasti i parë në reaminacion. Unë jam infermier me reaminacion, nuk kam lidhje me urgjencën. Ka pasur vështirësi mes kolegëve në fillim, u krijua një ambient si më përpara. Tani u ambientuan nëse do të vij një tjetër virus pas 15 vitesh do të jemi të përgatitur. Në qoftë se jemi larg pacientëve, mundohemi të flasim larg tyre, atyre ndoshta si vjen mirë. Pacientët janë në gjendje shumë të rëndë ku janë në reaminacion”, tha Hita.

Top Channel