Me anë të një komunikimi në Facebook Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Shqipëria ka ndër bilancet më të mira në botë në luftën ndaj Covid-19 po kjo ka ardhur falë bashkëpunimit dhe zbatimit të rregullave.

Ndër të tjera Rama është shprehur se shqiptarët duhet të vijojnë të zbatojnë këto rregulla pasi sipas tij çdo shkelës mund të bëhet burim potencial për infektimin në masë me CoVid-19.

“Distancimi social i gjithë secilit siç i kemi mësuar përmendësh Duhet të respektohen jo duke menduar kodin penal jo duke menduar policinë por duke menduar prindërit, fëmijët, të afërmit, miqtë dhe veten tonë.

Kjo nuk është një kohë për të ja hedhur shtetit, nuk është një kohë për ti rënë shkurt. ÇDO shkelje mund të sjellë krejt padashjen tënde një vdekje përgjatë zinxhirit të infektimit nga larg qoftë brenda familjes tënde.

Dje Presidenti i SHBA tha një fjali që dua të përsëris “kemi mësuar shumë gjatë këtyre javëve”, imagjinoni e thotë këtë njeriu më i fuqishëm i planetit që ka pas vetes shtetin me fuqinë më të madhe në fushën e dijes, në fushën e shkencës që do të thotë të gjithë ecim në këtë përpjekje si të verbërish që ecin hap pas hapi më një shkop dhe memorizojnë rrugën që kanë bërë. Duke pasur në cdo kohë rrezikun që shkopi mund të hasë në një pengesë.” tha kryeministri Rama.

Top Channel