Një djalë katër-vjeçar që i thoshte nënës së tj se dëshironte të fluturonte, ka rënë tragjikisht nga dritarja e apartamentit në katin e 16-të.
Jesse Delduca ra nga kulla Quadomain në Hollywood, Florida, teksa ekzaminuesit mjekësorë e quajtën vdekjen e tij një incident tragjik.
Familja e Jesse, që jeton në New York, po qëndronte në apartamentin e pushimieve, kur babai Phil hapi një dritare në dhomën e Jesse dhe vëllait për ajrosje. Më vonë kur ai u kthye në dhomë vuri re mungesën e të birit dhe kur pa nga dritarja trupi i tij ishte përtokë 16 kate më poshtë.
Familja Delducas kishte qëndruar për disa javë në Florida. Disa postime prekëse në Facebook tregonin Jesse në mëngjesin para vdekjes, duke ngjyrosur vezët e Pashkëve. Nëna e tij Eliza Delduca bënte dedikime në profilin e saj për të bitin: ‘Lamtumirë Jesse ynë!!!! Oh Zot sa lëndon kjo !!! lutuni për ne.’ Një zëdhënës i policisë së Hollywood tha se hetimet mbi rrethanat e vdekjes së Jesse vazhdojnë.
Top Channel