2 ton drogë në Ankona të Italisë/ Ishte shpallur në kërkim kombëtar, arrestohet 24-vjeçari në Vlorë

17/04/2020 14:06

Është kapur dhe ndaluar në Vlorë një person i shpallur në kërkim kombëtar.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative, efektivët kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim A. C., 24 vjeç, banues në Vlorë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas dyshohet të jetë implikuar në ngjarjen e ndodhur më 13 janar 2017, në Ankona të Italisë, ku është kapur një sasi e konsiderueshme lënde narkotike marijuanë prej 2 ton e 530 kg. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel