188 vdekje në 24 orët e fundit/ Si është situara e Covid-19 në vendin me afro 210 milionë banorë

17/04/2020 11:32

Në Brazil, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 188 vdekje si pasojë e koronavirusit të ri, COVID-19.

Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se për shkak të koronavirusit, me 188 vdekje të reja të shënuara në 24 orët e fundit numri i të vdekurve në vend ka arritur në 1.924, ndërsa me 2.105 raste të reja ka shkuar në 30.425 numri gjithsej i rasteve.

Brazili, popullsia e të cilit arrin në rreth 210 milionë banorë, është një nga vendet më të prekura nga COVID-19 në Amerikën Latine.

 

Top Channel