“Të testohen mjekët dhe policët” Basha video-konference me gazetarët

16/04/2020 19:00

TIRANË– Kryetari i PD-së, Lulzim Basha me anë të një video-konference me gazetarët ka kërkuar edhe njëherë testimi në masë të të gjithë efektivëve të Policisë dhe të bluzave të bardha, si më të rrezikuarit.

“Harta e të infektuarve është zgjeruar. Kjo sjell domosdoshmëri rritjen e numrit të testimeve dhe ndryshimin e strategjisë së qeverisë.  Duhet nisur  me testimet e stafit mjekësor dhe të atyre që janë në vijën e parë të punës. Testimi na jep shifrat e sakta dhe përmasat e infeksionit real në Shqipëri.

Mungon testimi për stafin mjekësor dhe të forcave të rendit.  Duhet rritur urgjentisht numri i testimeve. Nëse nuk zhvillojmë testime nuk do dalim dot nga kjo situatë. Nuk mund të dalim nga kjo situatë pa një plan dhe plani bazohet në rritjen e numrit të testimeve” tha ndër të tjera Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA