SHBA, 20% të vdekjeve nga virusi nëpër botë/ Trump: vendet e tjera po fshehin të vërtetën!

16/04/2020 11:44

Presidenti Donald Trump i akuzoi vendet e tjera se po gënjejnë për numrin e vdekjeve nga koronavirusi, ndërsa Shtetet e Bashkuara janë vendi me bilanci më të thellë të jetëve të humbura prej tij në mbarë globin.

“A i beson dikush vërtetë shifrat e disa prej këtyre vendeve,” tha Trump gjatë konferencës për shtyp në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë. Në mënyrë të veçantë, ai përmendi Kinën. Kjo e fundit raportoi 82,295 raste të sëmundjes dhe 3,342 vdekje, por bilanci i Pekinit është vënë në pikëpyetje dhe ai është akuzuar se I ka mbajtur të fshehta përmasat e vërteta të pandemisë. Shtetet e Bashkuara kanë sot 20 përqind të të gjitha vdekjeve nga Covid 19, pavarësisht se përbëjnë vetëm katër përqind të popullsisë së globit.

Një ditë më parë, u kalua dhe pragu i 2 milionë infektimeve nëpër botë ndërsa vdekjet janë 130.000. Ndihmat e para e qeverisë federale ka nisur të mbërrijnë sakaq në llogaritë bankare të amerikanëve në një kohë kur problemet ekonomike të shkaktuara nga koronavirusi po grumbullohen gjithnjë e më shumë. Me mbylljen e shumë fabrikave, prodhimi industrial amerikan është tkurrur gjatë muajit mars, duke regjistruar rënien më të madhe që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA