Një tjetër shifër e lartë viktimash është shënuar ditën e sotme në Belgjikë si pasojë e virusit të ri Covid-19.
Në 24 orët e fundit numërohen 417 viktima duke e çuar totalin e përgjithshëm në 4,857
1,236 raste të reja me koronavirus janë shënuar në 24 orë duke e çuar totalin në 34,809 persona të infektuar.
Këshilli Kombëtar i Sigurisë në Belgjikë pritet të vendosë këtë të mërkurë nëse masat ekzistuese të izolimit do të zgjatet përtej një afati të 19 prillit.
Njerëzit lejohen të largohen nga shtëpitë e tyre për të blerë ushqime ose ilaçe, të vizitojnë një mjek, të ndihmojnë dikë në nevojë ose të shkojnë në vendin e tyre të punës nëse puna nga shtëpia nuk është një mundësi.
Vetëm supermarketet dhe farmacitë mund të qëndrojnë të hapur. Ndërsa njerëzve u lejohet të bëjnë një shëtitje jashtë me familjarët ose pjesëtar të tjerë të familjes, por u kërkohet të mbajnë një distancë prej 1.5 metrash nga të tjerët.
Gati 2 milion raste me të infektuar raportohen në të gjithë botën, me numrin e vdekjeve në 135,230, sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins.
Top Channel