Me rifillimin e seancës plenare të Kuvendit ka pasur replika me kryeministrit Rama dhe deputetes së opozitës Rudina Hajdari.

Në përgjigje të deklaratës së bërë nga Rama, se masat ndëshkuese, gjobat dhe burgu nuk janë për popullin, por për individin, ajo i ka kujtuar kryeministrit, se individi është pjesë e këtoj populli dhe se të drejtat e tij duhen zbatuar dhe respektuar.

Por, Rama ka reaguar sërish me një qëndrim, duke pohuar se fjalët që thotë Hajdari, duken pa lidhje me realitetin, njësoj si për një person që rri në Hënë.

“Zonja Hajdari, na drejtohet nga Hëna edhe në kushte normale, mendoni se sa lidhje me realitetin kanë fjalët e saj, sipas saj duhet të punojmë për të ndërhyrë në Kod për pandeminë dhe të ndërhyjmë kur të mos ketë më, se cfarë ndodh ndërkohë dhe cfarë pasojash ka ky boshllëk në legjislacion këtë nuk e thotë, dhe jam I bindir se në sinqeritetin e saj nuk emendon, nuk po hyj në ato pjesë të përsëritura që lidhen me person tim se nuk e ndihmoj dot në lkëtë lidhje të pazgjdjhje me perosnin tim dhe me nevojëm që ka për të adresuar personin kur flet për një cështje, ne jemi për ti marrë me cëhstje dhe j me persona, ky propozim është I mbështetur gjerësisht pavarësisht se nga hëna ku banon zonja hajdari nuk kemi një sinjal pozitiv, e përshëndes për qëndrimin në hënë, dhe e siguroj se do vazhdojmë punën dhe do bëjmë cmos të mbrojmë shqitarët nga ky boshllek që kemi në kodin tonë”- tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA