Protestues me parrulla pro-Trump shkelin distancimin social e kërkojnë fundin e karantinës

16/04/2020 16:38

Protestues në shtetin amerikan të Michigan kërkuan sot fundin e bllokimit ekonomik dhe të rregullave të ashpra të karantinës të vendosura nga guvernatorja demokrate Gretchen Whitmer.

Me parrulla pro presidentit Trump, disa prej tyre kishin marrë me vete armët, dhe thonin se masat shkelin të drejtat e tyre për të cilat duhet të vendosin vetë.

Të tjerë demonstrues i mbështesnin ata duke dalë nga dritaret e makinave e duke thërritur ‘fute në burg’. Trafiku u bllokua rëndë në Lansing nga njerëz që linin makinat për t’u bashkuar në protestë.

Disa prej tyre thonin se më mirë vdisnin nga koronavirusi sesa të shihnin bizneset e tyre të vogla të gjymtoheshn e të mbylleshin nga pandemia, e cila ka shkaktuar 28,000 të infektuar dhe 5,000 të vdekur në Michigan.

Turmat nuk mbanin maska mbrojtëse por automatikë dhe flamura amerikanë të Konfederatës. Ata tregonin dhe postera të fushatës së ardhshme elektorale në favor të Trump-Pence 2020.
Guvernatorja kritikoi protestuesit që rrezikonin veten dhe të tjerët dhe shtoi se ishte ironike që një grup shkelësish të bëheshin arsyeja e shtyrjes së masave të bllokimit.
Protesta ishte një reagim kundër urdhrit ekzekutiv të Whitmer javën e shkuar për zgjatjen e bllokadës deri në fund të prillit.
Ajo ka ndaluar çdo aktivitet pune, çdo udhëtim, madje dhe largimin drejt shtëpive të pushimit të qytetarëve.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA