Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe kthjellime, si parashikohet moti për këtë të shtunë
Presidenti Ilir Meta deklaroi të enjten në OPEN se nuk ka një pranverë në marrëdhëniet me qeverinë, por sipas tij, është koha që duhet të mbështesim qeverinë. Kreu i shteti foli edhe për ndryshimet në Kodin Penal, ku maxhoranca pranoi propozimet e tij.
A kemi pranverë marrëdhëniesh Rama-Meta dhe a do të vazhdojë kjo pranverë edhe pas pandemisë?- e pyeti Eni Vasili.
“Nuk kemi të bëjmë me pranverë. Është konçidencë. Pranvera ime lidhet vetëm me zbatimin e kushtetutës. Për mua është me rëndësi që qeveria të mbështetet në përpjekjet e saj, Ka përpara vendimmarrje të vështira. Është momenti të mbështesim qeverinë”- tha Meta.
Top Channel