Numër i lartë vdekjesh në Belgjikë gjatë 24 orëve të fundit, shkojnë në 4857 viktimat nga Covid-19
16/04/2020 19:20
BELGJIKË- Në shtetin belg, në 24 orët e fundit janë shënuar 417 viktima nga Covid-19.
Lajmi është bërë i ditur nga autoritete shëndetësore në Belgjikë ku gjithashtu njoftojnë se numri total i viktimave ka shkuar në 4857 persona.
Belgjika regjistron 34 809 të infektuar, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit ka 1236 të prekur nga koronavirusi.
Kujtojmë se Belgjika është një nga shtetet më të prekura nga koronavirusi në Europë.
Top Channel