Meta në Open: Ka një boshllëk në Kodin Penal, presidenti do mbajë një qëndrim kur të dalë drafti përfundimtar

16/04/2020 22:10

Presidenti Ilir Meta është i ftuar sonte në Open në Top Channel ku foli për mbledhje e dytë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Meta u ndal edhe tek ndryshimet e kodit penal ku tha se ndryshimet  u bënë sepse kishte një mungesë në Kodin Penal.

“Ka pasur një boshllëk në Kodin Penal për këtë situatë. Kjo është një situatë e panjohur për ne. Ne shpresojmë që kjo të zgjasë pak javë, por nuk e dimë sepse është një situatë e re për ne.

Drafti i parë ka krijuar një reagim në opinionin publik, shoqërinë civile dhe media. Unë do të mbaj një qëndrim publik pasi të vijë drafti përfundimtar”- tha Meta në Open.

Top Channel