E “mbërthyer” me veshje të posaçme ku mund t’i shihen vetëm sytë, Manastirliu publikon foton e Dr. Aldës: E pakursyer në ndihmë

16/04/2020 17:28

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka falenderuar të Dr. Esmeralda Metën e cila shërben çdo ditë në vijën e parë të luftës kundër Covid-19 në spitalin Infektivë në Tiranë.

Manastirliu shkruan se Dr.Alda ka sot mirënjohjen e shumë pacientëve që janë shëruar dhe të të gjithëve ne, për punën e palodhur.

“Dr. Esmeralda Meta i shërben çdo ditë të prekurve nga #covid19 në spitalin #infektiv, me shumë përkushtim e profesionalizëm?? E pakursyer në ndihmë të pacientëve në çdo kohë, dr. Alda ka sot mirënjohjen e shumë pacientëve që janë shëruar dhe të të gjithëve ne, për punën e palodhur!” shkruan ministrja.
****

“Vdekjet për 1 milion banorë” Rama publikon grafikun: Do vazhdojmë të zbatojmë planin

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një grafik ku shpjegohen kurbat e disa shteteve për sa i përket vdekjeve për 1milion banorë nga Covid-19

Sipas asaj që shkruan kryeministri Edi Rama, vdekjet për 1 milion banorë tregojnë qartë se sa vendimtare kanë qenë shpejtësia, rreptësia dhe respektimi masivisht i masave në Shqipëri.
Më tej Rama shkruan se ekspertët kudo në botë, bëjnë thirrje për të mos e ulur vigjilencën dhe asnjë qeveri në botë, nuk ka një plan hapjeje pa shkallë, në varësi të kurbës.

Kryeministri Rama ne FB: VDEKJET PËR 1 MILIONË BANORË tregojnë qartë se sa vendimtare kanë qenë shpejtësia, rreptësia dhe respektimi masivisht i masave në Shqipëri
Të gjithë ekspertët kudo në botë, bëjnë thirrje për të mos e ulur vigjilencën dhe asnjë qeveri në botë, nuk ka një plan hapjeje pa shkallë, në varësi të kurbës!
Ne do të vazhdojmë të zbatojmë planin tonë dhe ta adaptojmë atë sipas dinamikës së zhvillimeve në frontin e luftës për mbrojtjen e jetës. Ekonomia bie e ngrihet prapë, të vdekurit nuk ngjallen më, prandaj të gjithë duhet ta kenë të qartë që ne nuk do të tërhiqemi nën asnjë presion të padijes, mendjelehtësisë e vulgaritetit, të atyre që nuk duan të kuptojnë thelbin e kësaj situate dhe flasin për diktaturë e për lloj – lloj fantazish jashtë këtij realiteti!

Top Channel