“Do forcohet edhe më shumë në të ardhmen”/ Meta mbretëreshës Margrethe II: Marrëdhënia Shqipëri-Danimarkë, miqësore dhe e qëndrueshme

16/04/2020 10:42

Në një postim në Facebook, presidenti Ilir Meta ka uruar Mbretëreshën e Danimarkës, Margrethe II, me rastin e 80-vjetorit të ditëlindjes së saj.

“Madhëria Juaj Margrethe II, Mbretëreshë e Danimarkës,

Me rastin e 80-vjetorit të ditëlindjes së Madhërisë Tuaj, në emrin tim dhe të gjithë popullit shqiptar, shpreh urimet e mia më të sinqerta dhe më të mira ndaj Madhërisë Tuaj dhe ndaj popullit të Danimarkës. Në një Jubile të tillë kaq të rëndësishëm, danezët dhe miliona njerëz në mbarë botën, gëzohen, admirojnë dhe nderojnë jetën Tuaj të jashtëzakonshme, lidershipin Tuaj të dalluar dhe angazhimin Tuaj publik ndër vite.

Shfrytëzoj këtë rast të shpreh mirënjohjen time për marrëdhënien e gjatë të qëndrueshme dhe miqësore midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Danimarkës, që falë vullnetit dhe përkushtimit tonë të përbashkët do vazhdojë të forcohet edhe më shumë edhe në të ardhmen. Duke shprehur edhe një herë urimet e mia më të përzemërta për shëndetin Tuaj dhe mirëqenien dhe begatinë e Mbretërisë së Danimarkës, Ju lutem të pranoni, vlerësimin dhe konsideratën time më të lartë. ????”, shkruan Meta.

Top Channel