Burri lyen me benzinë dhe i vendos flakën një të pastrehu në Kaliforni

16/04/2020 23:01

Një burrë në Kaliforni leu me benzinë dhe më pas i vendosi flakën një të pastrehu, shkruajnë mediat e huaja.

Ngjarja e tmerrshme ndodhi në zonën “Snta Ana” të Kalifornisë dhe e gjitha është regjistruar nga karmat e sigurisë së bizneseve përreth. Në video, shikohet një burrë i pastrehë i ulur para një qepeni të mbyllur, në zonën e njohur ndryshe si Brodëay. Ndërkohë në atë moment afrohet me biçikletë, 45 vjeçari i identifikuar si Adrian Herrera, i cili lyen me benzinë burrin dhe më pas me anë të një çakmaku i vendos flakën.

Ndërkaq, një kalimtar pa burrin e përfshirë nga flakët dhe njoftoi menjëherë policinë. Pasi u dërgua në spital u mësua se i lënduari kishte pësuar djegie të shkallës së parë, të dytë dhe të tretë. Megjithatë edhe pas ndërhyrjes së mjekëve gjendja e tij vijon të jetë kritike. Ndërsa, sulmuesi Herrera, arriti që të arratiset nga vendi i ngjarjes ditën që ndodhi krimi, por pas këqyrjes së kamerave të sigurisë policia bëri të mundur arrestimin e tij. Tashmë ai akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme dhe tentativë vrasje, shkruajnë mediat e huaja.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA