Një vogëlush 11 muajsh po lufton për jetën në Britani, pasi u diagnostikua me koronavirus.

Ares Banister është aktualisht i shtruar në spital, në Leicester Royal Infirmary, ku mbërriti me temperaturë të lartë. E ëma, Jodie Banister, tha se kishte ndjerë “një frikë të menjëhershme dhe panik” kur kishte mësuar se i biri që prekur nga Covid 19. 30 vjecarja ka dhe tre fëmijë të tjerë.

“Nuk e mendonim kurrë që do të kishte koronavirus. Sa ma thanë u ula e fillova të qaj. Ne nuk kemi dale nga shtëpia prej muajsh, por fatkeqësisht im shoq duhet të shkojë në punë, sepse punon në zinxhirin ushqimor. Por të gjithë atyre që nuk kanë punë thelbësore, ju lutem, rrini në shtëpi. Ju lutem dëgjoni, neve na u përmbys e gjithë bota brenda pak çasteve”, tha ajo për BBC.

Një ditë më parë në Britani doli nga spitali një gjyshe 106 vjeçare, që besohet se është pacientja më e vjetër e shëruar nga Covid 19. Connie Titchen u duartrokit nga stafi pasi ka lënë spitalin një qytetin e Birmingamit pas tre javëve. Ajo ishte shtruar në mesin e muajit mars, pas dyshimeve për pneumoni. Anglia shënon gati 98.500 të infektuar nga virusi dhe rreth 12.900 vdekje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA