Basha: Harta e të infektuarve është  zgjeruar, duhet të rritet numri i testimeve

16/04/2020 19:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se qeveria duhet të ndryshojë strategji dhe të  rritet numri i testimeve.

Basha:

Harta e të infektuarve është zgjeruar. Kjo sjell domosdoshmëri  në rritjen e numrit të testimeve dhe ndryshimin e strategjisë së qeverisë.

Duhet nisur me testimet e stafit mjekësor dhe të atyre që janë në vijën e parë të punës.

Testimi na jep shifrat e sakta dhe përmasat e infeksionit real në Shqipëri.  Mungon testimi për stafin mjekësor dhe të forcave të rendit.  Duhet rritur urgjentisht numri i testimeve.

Nëse nuk zhvillojmë testime nuk do dalim dot nga kjo situatë. Nuk mund të dalim nga kjo situatë pa një plan dhe plani bazohet në rritjen e numrit të testimeve.

Top Channel