28/11 18:37
Të shumta kanë qenë reagimet pasi presidenti Donald Trump mori vendimin për t’i ndërprerë fondet OBSH-së.
Trump e akuzoi OBSH-në, që është agjenci e Kombeve të Bashkuara, për fshehje të përhapjes së koronavirusit, pasi është shfaqur në Kinë, dhe tha se ajo duhet të mbahet përgjegjëse.
Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates kanë tha se vendimi i Presidentit amerikan Donald Trump për të ndaluar fondet për Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH) është “ i rrezikshëm”.
“Bota ka nevojë për OBSH tani më shumë se kurrë”, shkruan ai në Twitter.
Organizata Fondacioni Gates, është një nga donatorët më të mëdhenj të OBSH-së.
Top Channel