TIRANË- Nën drejtimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta u zhvillua sot, nëpërmjet një video-konference, mbledhja e dytë e Këshillit të Sigurisë Kombëtare lidhur me situatën që po kalon vendi nga përhapja e pandemisë globale COVID-19.
Ndërkohë rreth kësaj mbledhje ka pasur një reagim edhe nga kryeministri Edi Rama i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se mbledhja ishte e gjatë por e dobishme.
Rama shkruan se pati një shkëmbim i hapur opinionesh me Presidentin e Republikës & kryetarin e PD për hapjen graduale të aktivitetit në javët në vijim.
Ndërkohë Rama është shprehur i kënaqur me komunikim e Bashës dhe Metës në këtë mbledhje duke thënë se politika do të ishte ndryshe nëse do të ishte edhe në publik i njëjti komunikim.
“Mbledhje e gjatë por e dobishme e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe një shkëmbim i hapur opinionesh me Presidentin e Republikës & kryetarin e PD për hapjen graduale të aktivitetit në javët në vijim! Sikur komunikimi publik të ishte kaq pozitiv, politika do ishte shumë ndryshe” shkruan Rama.
Top Channel