Në emisionin “Shqipëria Live” drejtuar nga dyshja e moderatorëve Erjona Rusi dhe Flori Gjini, ishte i ftuar me anë të një lidhjeje në “Skype” këngëtari Devis Xherahu.

Këngëtari i është bashkuar trendit më të ri të karantinës, flokëve zero. Por shprehet se ai këtë gjë e aplikon çdo vit, në qershor, por këtë vit si pasojë e koronavirusit, ka vendosur ta bëjë pak më herët.

“Kam të paktën tre vite që e bëj këtë ternd. Arsyeja këtë vit është karantina. E mora zero anash dhe më pas sipër (I referohet tentativave të dështuara për të prerë flokët vetë). Më pas thash unë do e sjell verën pak më herët dhe u qetha zero. Që kur s’kishte rënë njëherë pandemi (të qethej vetë). Një shok i imi s’më qethi, më tha kam fëmijë të vogël, e kam frikë. Unë se kam sefte (për herë të parë) është viti o katërt që e bëj këtë gjë. Floku im është shumë i dendur dhe unë kur qethem ndihem i lehtësuar”, tha Devisi.

Ndërkohë Mario, një ekspert kafeje, u shpreh se gjatë kësaj kohe ka zbuluar një talent të ri, atë të një parukeri të mirë. Talentin, ai e aplikoi tek djali i vogël dhe rezultati ishte vërtetë mbreslënës.

“Nuk kishte asnjë berber hapur dhe ishte bërë si bishtpëllumb (djali). Nuk e merrni me mend se çfarë kam hequr, por u realizua më në fund. Zbulova talent të ri. Ndoshta këto ditë në vazhdim do të provoj të qethem vetë”, u shpreh Mario.

Ndërkaq, Sara është një vajzë e cila ka prerë vetë baluket e saj këto kohë. “Të gjithën e shikova në Youtube, dëgjova që do rrimë dy muaj në karentinë, ndaj dhe i preva”, tha Sara.

“Në fakt në periudhë karantine të gjithëve na kap budalliku për të bërë diçka ndryshe dhe unë vendosa të bëja diçka ndryshe duke prerë flokët, spese spo e shtyeja dot. Baluket asnjëherë nuk i kisha prerë. Kisha frikë, por duke dëgjuar lajmet që do të rrimë për dy muaj në karantinë thash do të më rritet. Shikova video dhe i preva baluket. Kam bërë çdo gjë, manykur, pedykyr maska për fytyrën, përveç se vetes ja kam bërë edhe mamit”, tha Sara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA