Paraguai/ U shpall e vdekur gabimisht, gruaja zgjohet në agjencinë funerale

15/04/2020 20:56

Një grua në Paraguai pësoi tronditjen më të madhe të jetës kur siç raportohet u zgjua në një qese për kufoma pasi ishte shpallur e vdekur.

Gladys Rodríguez Duarte për pak do të kishte shërbesën funerale pasi familja e saj ishte informuar për vdekjen.

Gruaja e martuar edhe me fëmijë kishte shkuar në klinikën San Fernando të qytetit Coronel Oviedo, sepse kishte tension të lartë të gjakut.

Por rreth dy orë pas ardhjes së saj në klinikë, një doktor i kishte konfirmuar vdekjen e saj bashkëshortit Maximino Duarte Ferreira dhe të bijës Sandra Duarte.

Sipas raportimeve, zonja Rodríguez Duarte kishte ardhur në klinikë rreth orës 9.30 dhe oshte vizituar nga Dr Heriberto Vera, i cili e kishte shpallur atë të vdekur në orën 11.20. Policia tha se ajo ishte gjithashtu vuante nga kanceri në vezore.

Ajo më pas është transportuar për në një agjensi funerale ku është vënë re se qesja po lëvizte dhe nuk kishim të bënim më një viktimë.

Bashkëshorti i saj tha për mediat paraguaiane: “Dr Vera besonte se ajo kishte vdekur dhe na e dha ashtu të zhveshur, si një kafshë, me një çertifikatë vdekjeje. Ai as nuk u përpoq ta shpëtonte. Ne kishim besim te ai prandaj shkuam atje, por ata ndërprenë gjithçka dhe e dërguan në shtëpinë e funeralit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA