Një gabim i bërë në dokumentacionin e regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit dhe në Tatime ka bërë që rreth 90 tregtarë në tregun e Zdrales në Shkodër të mos përfitojnë “Pagën e Luftës”.
Në sistem ata figurojnë si shitës të produkteve ushqimore kur në realitet janë tregtarë të veshmbathjeve dhe artikujve industrial.
Prej më shumë se një muaji ata kanë mbyllur bizneset ndërsa sëfundmi janë njoftuar se nuk përfitojnë as pagën e luftës për shkak të një gabimi qe është bërë në QKR, ku ata figurojnë si tregtar të produkteve ushqimore.
Në këtë reagim te tyrin ata u mbështetën edhe nga drejtuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura.
“Për një shqetësim që ka ardhur nga anëtarët e sindikatës tonë, biznes i vogël, biznes social, të cilët ngrenë shqetësimin për të përfituar pagën e luftës, prej 26 mijë lekë të reja, ky biznes një pjesë i kanë marrë disa jo. Deri më sot është punuar në mënyrë abuzive dhe selektive. Sot u vendos, QKR disa prej bizneseve të vegjël kishin devijim destinacioni që do të thotë se këta tregtarë të cilëve nuk u është pranuar aplikimi do ta marrin në këtë formë: Me vendim të qeverisë asnjë biznes ushqimor nuk është mbyll në Shkodër, d.m.th ka një gabim. U vendos që këto persona që ju është refuzuar aplikimi të shkojnë te QKR dhe të bëjnë devijim të dokumentacionit. Kur shet për pantallona ta ketë për pantallona. Paga do të merret dhe në rast të kundërt lufta do të vijojë derisa në lajmërimin e kryeministrit. Tregu do të vazhdojë të qëndroj i mbyllur”.
Top Channel