Një breshkë mashkull 100-vjeçare që ka ndihmuar në mbrojtjen e species së saj do të lirohet më së fundmi në botën e egër pasi ka realizuar ardhjen në jetë të rreth 800 pasardhësve.

Diego, breshka e ishujve Galapagos ka ndihmuar shumë në ruajtjen e species së breshkave gjigande pas disa dekadash çiftimesh në programin e veçantë të shumimit.

Pesëdhjetë vjet më parë vetëm 2 meshkuj e 12 femra të species së saj ishin gjallë në këtë ishull, por dhe ato breshka gjigande ishin shumë të shpërndara për t’u riprodhuar me sukses.

Kështu që Diego u soll nga San Diego Zoo në vitet 1960-të për programin e ishullit Santa Cruz Island, pranë brigjeve të Kalifornisë ku tashmë drejtuesit e rezervatit besojnë se ai është babai i rreth 40 përqind të popullatës së rreth 2,000 breshkave.

Galapagos është një arqipelag në oqeanin Paqësor dhe është një pikë madhore turistike e botës së egër. Ato njihen si frymëzuese të naturalistit britanik Charles Darwin për teorinë e evolucionit dhe konsiderohet si një “laborator i gjallë” i paçmueshëm për biologët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA