Veliaj: Çdo ditë ndihmohen 11800 familje, kemi rifilluar me projektet

14/04/2020 14:29

Janë 11.800 familjet që ndihmohen çdo ditë nga Bashkia e Tiranës dhe grupi i vullnetarëve të ngritur prej saj.

Në një intervistë për Fax News, kryebashkiaku Veliaj foli në detaje për mënyrën se si po menaxhohet situata me koronavirusin në Tiranë dhe rrethinat e saj, shpërndarjen e ndihmave por edhe për projektet e rëndësishme që kanë të bëjnë me investimet infrastrukturore.

“Çdo ditë ne kemi një akses në 11800 adresa të ndryshme në familje, pra disa prej tyre janë në qendër të Tiranës disa prej tyre janë larg në Zall-Bastar apo në Zall-Herr apo në Shën Gjergj apo në Qafë Krrabë. Është një mënyrë se si ne kemi klasifikuar të gjithë aya që janë në listën e ndihmës ekonomike, ata që janë në listën e personave me aftësi të kufizuar, ata që janë në listën e pensionistëve të vetmuar dhe ata që janë të prekur nga tërmeti dhe të themi përtej situatës të prekur të pandemisë janë edhe në qiell të hapur, pra janë ose në një çadër ose në një kontenier dhe teksa presin që të bëhen shtëpitë e reja këtë pranverë kanë edhe një situatë dyfish më të rënduar. Kështu që në total janë 11800 adresa që ne i aksesojmë çdo ditë, kemi një grup prej rreth 1000 skuadrash. Këto janë vetëm për ata që ne u çojmë ndihmën e gatshme , ndërkohë që ka një listë me qindra adresa të tjera ku vullnetarët shkojnë për të bërë pazar për të bërë blerjet dhe dua ta pranoj për herë të parë kemi pasur edhe pak inovacion nga shumë kompanive që janë supermarket ose restorant. Ndjehem shumë krenar për Tiranën në një valë solidariteti se kisha imagjinuar kurrë më përpara por mbas tërmetit dhe epidemisë shoh që është jo vetëm qyteti më i madh dhe me problematika por edhe qyteti më solidar në Republikë”, tha Veliaj.

Veliaj sqaroi edhe kategorinë e personave që asistohen. “Janë disa kategori ndihmash, nse dikush është persona me aftësi të kufizuara, ushqimi shkon i gatshëm tre herë në ditë, për shumë të moshuar të cilët thonë se jam i vetëmjaftueshëm në shtëpinë time, atëherë dërgojmë ushqime që mund t’i gatuajë vetë. Ndërsa disa me persona me aftësi të kufizuar, apo fëmijë dërgojmë ndihma paksa më të specializuara dhe të veçanta. Në familjet në zonat rurale dërgojmë bazë më të madhe ushqimore, se nëse në qytet mund ta bëjmë dy herë në javë, larg qytetit shkojmë më rrallë por dërgojmë ushqime dhe ndihma më shumë. Ndërkohë është edhe një kategori që kanë të ardhura, nuk duan ushqime dhe ndihma por vetëm shërbim, që do të thotë për të blerë ilaçe apo ushqime me paratë e tyre por ju duhet dikush që ti bëjë këto”, tha ai.

Veliaj foli edhe për projektet në ecuri apo kantjerët në Tiranë midis tyre “Parkun Rinia”, Unazën e Mdhe, bulevardin “Zogu i Parë”, etj.

“Sot kemi rifilluar totalisht projektet publike. Sot është hapur një nga akset kryesore të nëndheshme në ‘Astir’. Humbëm dy vite shumë të rëndësishme por jemi duke ecur shpejt. Në Bulevardin ‘Zogu i Parë’ vijojmë, shkollat kanë rifilluar punën. Pata një takim për rindërtimin e shtëpive individuale në fshat me Ahmetajn. Një tjetër kantier që vizitova sot ishte “Parku Rinia” që u kritikua, por që do të jetë një nga xhevahiret e kryeqytetit. Është rikthyer me kohë të plotë gjendja civile në bashki, me gjysma dite është rikthyer pjesa tjetër e stafit të bashkisë”, tha Veliaj.

Top Channel