Transportueset e reja sulmuese të Rusisë do të kushtojnë më pak se $650 milionë secila

14/04/2020 16:16

Burime nga kompleksi industrial ushtarak rus kanë zbuluar së fundmi se dy transportuset e reja të forcave detare Sevastopol e Vladivostok, do të lëshohen në fund të viti nga impjantet e Krimesë dhe do të hyjnë në shërbim në 2022.

Transportueset do të përdoren për dislokimin e helikopterëve të sulmit Ka-52.

Marina ruse kishte kërkuar fillimisht ndëtimin e 4-5 mjeteve të tilla Mistral Class në një program të përbashkët me Francën por akordi u prish në 2014 prej tensioneve mes Rusisë dhe bllokut perëndimor, kur dhe luftanijet e përfunduara në impjantet franceze iu shitën Egjiptit.

Rusia fitoi akses në teknologjinë e transportueseve franceze gjatë punës për mirëmbajtjen e marinës egjiptiane, të cilësi i ka shitur gjithashtu helikopterët Ka-52.

Ajo tashmë po i ndërton vetë mjetet me një kosto edhe më të ulët se francezët. Kur Bashkimi Sovjetik ishte një forcë madhore detare prodhoi aeroplanmbajtësen e parë pak para shpërbëries, por rënia e fuqisë në vitet 1990 dhe humbja e porteve madhore ukrainase e ktheu prapa disa dekada industrinë ruse të anijeve.

Tashmë luftanijet e reja do të jetë më të mëdhatë që vendi prodhon pas shembjes së BRSS dhe programi i hap rrugë ndërtimit të transportueseve të tjera më të mëdha, e madje dhe aeroplambajtëseve.

FOTO GALERI
1/3
Dy transportuset e reja do të përdoren për dislokimin e helikopterëve të sulmit Ka-52.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA