Në studion e emisionit “Shqipëria Live” drejtuar nga dyshja e moderatorëve Erjona Rusi dhe Flori Gjini, ishte i ftuar me anë të një lidhje “Skype” Petirit Bylykbashi.
Petriti njihet nga të gjithë për pjesëmarrjen e tij në “Big Brother Albania 4”, por para disa javësh ai konfirmoi në “Shqipëria Live”, se ishte i infektuar me koronavirus.
Tashmë, ai e kishte fituar luftën me sëmundjen dhe dëshironte që të dhuronte plazmën e tij të gjakut (sipas studimeve mund të ndihmojë në kurimin e të infektuarve), për një person të infektuar dhe që është në prag të vdekjes. Ndërkaq, ai tha që i mungon shumë normaliteti dhe ndër mungesat e tij më të mëdha ai përmendi tre aktivitete: “1: Të pi një birrë të ftohtë me miqtë, 2: Të bëj një zgarë me miqtë. 3. Të kaloj një ditë të lodhshme pune.”
“Testin e fundit e kam bërë dje, por të parin e kam parë para dy ditëve. Gjithçka përfundoi pas 24 ditësh që m’u shfaqën simptomat. Erdhi koha për të bërë testin, unë ndihesha i shëruar. Sipas shkencës virusi mundet me vdek në trup për 12 orë, por duhen dy javë të tjera që të dalë nga trupi. Me rekomandimin e mjekëve dola vetë dhe shkova vetë për në infektiv. Ekzistonte edhe mundësia që ta bëja në shtëpi, por me rekomandimin e tyre më lejuan që të shkoja vetë. Familja ime ka qenë në stres këto kohë. Ata kanë qenë pak në stres por mbi të gjitha pozitiviteti im, të momenteve më të vështira që kam pasur, ata e kanë pritur më lehtë. Është një kërkesë e imja, në momentin që dhuroj plazmën, unë rrezikoj prapë të prekem me këtë virus, unë kam vendosur ta dhuroj për ndonjë person, që është në gjendje kritike për jetën. M’u ka rekomanduar që të qëndroj për 14 ditë në izolim. Kam nevojë me pi me ndonjë mik një birrë të ftohtë, kam nevojë me ndez një zgarë me shoqërinë, kam nevojë edhe për një ditë të ngarkuar me shumë punë”, tha Petriti.
Top Channel