Kina sapo ka miratuar për provë klinike tek njerëzit, tre vaksina të reja kundër koronavirusit dhe rezultatet e hulumtimeve klinike të barnave anti-epidemike janë miratuar nga disa vende ku njëra duket të jetë më e shpejta në botë.
Kjo u njoftua sot në konferencën për shtyp nga Këshilli i Shtetit për Mekanizmin e Përbashkët të Mbrojtjes dhe të Kontrollit.
“Më 12 prill, Administrata Shtetërore e Ushqimit dhe Barnave miratoi aplikimin klinik të vaksinave joaktive kundër koronavirusit realizuar bashkërisht nga Instituti i Produkteve Biologjike dhe Instituti i Virologjisë i Wuhan-it pranë Akademisë Kineze të Shkencave. Më 13 prill u miratua që vaksina joaktive e zhvilluar nga kompania Kexing Zhongwei Bioteknologji të nisë testimin klinik.”, u tha në konferencën për shtyp.
Vaksina e kontigjentit të parë e miratuar për hulumtime klinike është ajo e vektorit adenoviral me Chen Wei në krye të ekipit akademik. Projekti i zhvillimit të vaksinave ka përfunduar vaksinimin e subjekteve të fazës së parë të provave klinike në fund të marsit dhe ka rekrutuar vullnetarë për provat klinike të fazës së dytë prej 9 prillit.
Kjo është vaksina e parë në botë kundër COVID-19 që nis studimin klinik të fazës së dytë tek njerëzit. Në konferencën për shtyp më 14 prill, drejtori i Departamentit të Zhvillimit Social dhe Teknologjik pranë Ministrisë së Shkencës dhe Teknologjisë Wu Yuanbin tha se zakonisht provat klinike të vaksinave ndahen në tre faza.
Wang Junzhi, akademik i Akademisë Kineze të Inxhinierisë, tha se faza e dytë e provave klinike do të zgjasë disa muaj sipas procedurave të ndryshme të imunizimit dhe protokolleve të ndryshme.
“Sa më e madhe të jetë madhësia e mostrës që kërkohet për studimet klinike të fazës së tretë, për sëmundjet e përgjithshme infektive, aq më i nevojshëm është vëzhgimi i një cikli epidemik për të përcaktuar shkallën e tij të mbrojtjes për njerëzit, që është disa mijëra e madje disa dhjetëra mijëra. Në përgjithësi kërkohet bazë shkencore në fazën e tretë të provës klinike dhe më pas vaksina del në treg. Duhet të kalojnë këto tre faza, kështu ndodh zakonisht”.
Në luftën kundër pandemisë COVID-19, Kina ka provuar dhe hulumtuar pandërprerë pajisjet dhe materialet mjekësore dhe programet e trajtimit, duke arritur rezultate të dukshme.
Top Channel